Analiza

Smartfoni i Amazon: Çfarë dimë për të

Jul 12 2012
0 Shpërndarje
Smartfoni i Amazon: Çfarë dimë për të

Smartfoni i Amazon, thjeshtë një pëshpërimë e vogël tetë muaj më parë, është përgatitur për të dalë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër. Shumë raportues deklarojnë se pajisja është në fazën e testimit.

Prodhimi i shumëfishtë i pajisjes së Amazon mund të fillojë në fund të 2012 ose në fillim të 2013. Bloomberg raporton se pajisja do të prodhihet nga Foxconn, kompania e njëjtë që prodhon edhe pajisjet e Apple si iPhone dhe iPad.

Një smartfon Amazon mund të jetë shumë me rëndësi ashtu siç ishte dhe Kindle Fire në tregun e tabletëve. Smartfoni pritet të ketë një çmim të ulët, rreth 200 dollarë, krahasuar me çmimet e smartfonëve tjerë dhe gjithashtu do të ofrojë përmbajtjen e pasur të Amazon rreth librave online, muzikës dhe filmave.

Përveç kësaj, Amazon dëshiron të vendosë edhe mundësinë e blerjeve online të produkteve të saj nga ky smartfon. Smartfonët po përdoren shumë e më shumë nga blerësit, dhe këtë gjë Amazon kërkon ta vendosë si shërbim sa më shpejt, duke lehtësuar kështu blerjet për përdoruesit e saj.

Specifikat ende të paqarta

Detajet e karakteristikave fizike të smartfonit janë ende të paqarta. Thuhet se pajisja përdor një procesor Texas OMAP 4 ARM dhe do të ketë një ekran 4-5 inçësh. Shanset janë të mira pasi pajisja do të ketë sistemin operativ Android, dhe duket se Amazon do ta modifikojë sistemin për ta përshtatur me qëllimet e veta strategjike, ashtu siç bëri edhe me Kindle Fire.

Një smartfon Amazon do të ketë konkurrencë të madhe në treg, pasi ka patur gjigantë të mëdhenj që hynë në treg dhe dështuan. Një shembull i tillë është Google, që me Nexus One dështoi pas 4 muajsh. Një smartfon 199 dollarë me ekran të madh dhe kontratë dyvjeçare mund të jetë shumë i mirë por prodhimi i tij masiv ende nuk ka filluar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>