Harduer

Smartfoni i Microsoft-it që përdor Opera Mini mund të vijë në fillim të 2015

Sep 26 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni i Microsoft-it që përdor Opera Mini mund të vijë në fillim të 2015

OperaDuket se Microsoft do të lançojë smartfonë me shfletuesin kryesor Opera Mini në fillimet e vitit të ardhshëm. Gjiganti i teknologjisë, i cili bleu dhe firmën e prodhimit të telefonëve Nokia, ka nënshkruar para pak muajsh një marrëveshje me Opera Software me bazë në Oslo.

“Ata deri më sot kanë prodhuar harta rrugësh, por këtë vit ju do të shikoni në treg këto pajisje me shfletuesin tonë,” tha Sunil Kamath, zëvendës presidenti i Opera Software për Azinë Jugore. Ai u tha gazetarëve se smartfonët si fillim do të lançoheshin në Indi ku gjendet tregu i tyre më i madh dhe më i shpejtë. “India është tregu më i madh përsa i përket përdoruesve të Opra Mini.

Nuk mendoj se kemi ndonjë konkurrent në këtë pjesë,” vazhdoi ai. Sunil u shpreh se në rang global Opera Mini kishte më shumë se 1 miliardë përdorues duke përfshirë këtu 350 milionë përdoruesit e Opera Browser dhe kjo shifër vazhdon të rritet me 25%. Opera është partnere e 16 kompanive celulare në Indi që përdorin shërbimet e saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>