Harduer

Smartfoni i parë i Nokia-s me Windows Phone 8.1 do të suportojë “Prekjen 3D”

Nov 15 2013
0 Shpërndarje
Smartfoni i parë i Nokia-s me Windows Phone 8.1 do të suportojë “Prekjen 3D”

Për smartfonin e ardhshëm të Nokia-s, Lumia 1520 (6 inç), pavarësisht se ende nuk është lançuar, janë zbuluar shumë detaje lidhur me planet e kompanisë për sistemin Windows Phone 8.1 me të cilin do e pajisin këtë model të Lumia-s.

Në llogarinë @eavleaks në Twitter është publikuar se Nokia ka në plan të lançojë dy pajisje me sistem Windows Phone 8.1 me emrat e koduar “Goldfinger” dhe “Moneypenny”.

Sipas burimeve familjare me planet e Nokia-s është zbuluar se në modelin “Goldfinger” do të integrohet një teknologji e veçantë për të cilën Nokia ka vite që punon. Kjo teknologji e quajtur ndryshe “Prekja 3D” bën që sensorët e harduerit të njohin ndërveprimet mbi ekran pa e prekur atë.

Eksperimentimi me këtë teknologji është bërë publik gjatë përditësimit të softuerit Glance screen që lejonte përdoruesit e modeleve Lumia të tundin dorën para ekranit për të shikuar orën. Është e kuptueshme që tek pajisjet me sistem Windows Phone 8.1 kjo teknologji do të jetë shumë më e avancuar.

Thuhet se përdoruesit do munden të ndërveprojnë me pajisjen “Goldfinger” nëpërmjet disa gjesteve në pjesën e sipërme ose anësore të ekranit. Tek gjestet përfshihet shfletimi dhe lëvizja vertikale e gishtit që do të mundësojnë navigimin e përdoruesve përreth telefonit pa e prekur ekranin.

Samsung disponon disa opsione të ngjashme në pajisjen Galaxy S4 të cilat njihen ndryshe si Air Gestures dhe mundësojnë pranimin e telefonatave, ndërrimin e këngëve dhe kalimin deri në fund të uebfaqeve të ndryshme.

Aktualisht Microsoft po punon për përgatitjen e përditësimit të Windows Phone 8.1 dhe një pjesë e mirë e opsioneve të reja pritet të prezantohen në Kongresin Botëror Mobil 2014. Windows Phone 8.1 pritet të përfshijë qendrën e lajmërimeve, përmirësime të multitasking dhe një asistent personal dixhital të quajtur Cortana. (PCWorld Albanian)

Nokiaa

Lajmet e fundit>