Analiza

“Smartfoni” i parë në botë feston 20-vjetorin

Aug 16 2014
0 Shpërndarje
“Smartfoni” i parë në botë feston 20-vjetorin

_76958831_ibmsimon1994,c.sciencemuseum,ssplKurrë mos e gjykoni një telefon nga pamja e tij e jashtme. Kjo kuti e zezë që shikoni është “smartfoni” i parë në botë. Simon nga IBM u hodh në treg më 16 gusht 1994. Në këtë pajisje u kombinuan teknologjia telefonike me një gamë të gjerë karakteristikash informatike. Për të shënuar 20-vjetorin e tij, Muzeu i Shkencës në Londër ka shfaqur atë në galerinë më të re, Age Gallery. “Simon nuk u quajt një smartfon atëherë”, tha krijuesi Charlotte Connelly, “por ai kishte shumë karakteristika të smartfonëve të sotëm, ishte i pajisur me një kalendar, mund të mbante shënime, të dërgonte mesazhe dhe e-mail-e. Të gjitha këto të kombinuara në një telefon.” Me një peshë prej 500g, Simon nuk ishte ekzaktësisht për tu mbajtur në xhep.

Duke lënë pas dizajnin, Simon ishte një pajisje shumë e zhvilluar për atë kohë. Connelly u shpreh: “Duket si një kuti e zezë, por nuk është aq i madh sa e imagjinoni. Ka një ekran të gjelbërt LCD të ngjashëm në përmasa me atë të iPhone 4. Në fakt nuk është diçka jo e bukur për tu parë.” Pajisja e IBM ishte e para që përmbante aplikacione softuerike, dhe mund të lidhej me një makinë faksi. Ajo ishte në dispozicion vetëm për konsumatorët në Shtetet e Bashkuara duke operuar kështu në 15 shtete. U shitën rreth 50.000 modele te tilla. Telefoni ishte veçanërisht popullor për anëtarët e komunitetit të biznesit të cilët kishin nevojë për një mini kompjuter të transportueshëm lehtësisht.

Megjithatë çmimi i lartë dhe jeta e kufizuar e baterisë kontribuuan në zhdukjen e tij nga tregu afërsisht 2 vjet pas lançimit të tij. Connelly vazhdoi: “Kishte vetëm 1 orë bateri dhe kushtonte 899 dollarë, nuk ishte as i pajisur me internet. Kështu që nuk ishte shumë i suksesshëm”. Simon do të paraqitet në tetor të këtij viti si pjesë e ekspozitës së “Age”, e para galeri në Britaninë e Madhe që i dedikohet historisë së informacionit, komunikimit dhe teknologjisë. Përveç Simon do të shfaqen më shumë se 800 objekte që ilustrojnë se sa ka evoluar komunikimi gjatë 200 viteve të fundit. Sipas Connelly kjo ekspozitë është një simbol i një epoke të re, të ndryshme dhe të lirë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>