Lajmet

Smartfoni i ri i Alcatel funksionon me Windows, Android apo Firefox OS

Jan 3 2015
0 Shpërndarje
Smartfoni i ri i Alcatel funksionon me Windows, Android apo Firefox OS

Alcatel ka lançuar një smartfon të ri të linjës Pixi. Ky nuk është smartfoni i parë i kësaj linje, por me siguri është më i veçanti. Ai është kompatibël me tre sisteme operative duke i qenë i aftë të funksionojë me Windows Phone, Android dhe Firefox OS. Pixi është i disponueshëm në 4 variante me ekrane 3.5, 4, 4,5 dhe 5 inç.

alcatel

Smartfoni tepër ekonomik mund të mos rivalizojë mbretërit e tregut të smartfonëve, por me siguri ai do të fitojë territor me karakteristikën e tij unike dhe lehtësinë e përdorimit. Duke ofruar përdorim me tre sisteme operative, Alcatel do ti sigurojë të gjithë klientëve një eksperiencë të veçantë. Më shumë për përdorimin e këtij telefoni do të mësojmë gjatë eventit të CES ditët në vijim.

Alcatel ka qenë në vëmendjen e mediave kohëve të fundit për shkak të blerjes së firmës Palm. Palm u ble nga Alcatel në muajin nëntor nën emrin e Nicolas Zibell, ekzekutiv i Alcatel. Kjo lëvizje tregon për qëllimin e kompanisë për të zgjeruar prezencën e saj në tregjet perëndimore. Gjithashtu Palm pritet të kthehet bujshëm në treg me smartfona të rinj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Alcatel
Lajmet e fundit>