Lajmet

Smartfoni i Verizon, Droid Turbo premton bateri për dy ditë të plota

Oct 29 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni i Verizon, Droid Turbo premton bateri për dy ditë të plota

716c64658c2b323746e0efebe04e1db6e8477ef8Gjëja më negative e smartfonëve është fakti se shumica prej tyre nuk kanë një bateri që zgjat mjaftueshëm. Verizon ka menduar për këtë dhe ka krijuar smartfonin e ri Droid Turbo. Gjatë prezantimit në New York, kompania ka premtuar se bateria e këtij smartfoni do të rezistojë për dy ditë të plota. Relativisht më shumë se smartfonët e tjerë sot në treg.

Kjo është diçka shumë pozitive, sidomos për ata që qëndrojnë një kohë të gjatë jashtë shtëpisë. Dhe jo vetëm kaq, kjo bateri mund të fuqizojë telefonin 8 orë vetëm me 15 minuta karikim. Përveç kësaj Droid Turbo është ndërtuar në sajë të disa materialeve interesante. Pjesa e pasme është prej Kevlar që e bën të jetë i hollë dhe tepër rezistent. Por ju mund të zgjidhni dhe një smartfon të tillë prej metali dhe xhami. Ky smartfon është jo lehtësisht i përdorshëm me një dorë për shkak të ekranit me përmasa 5.2 inç i cili ka një rezolucion më të lartë se iPhone 6, përkatësisht 2560 x 1440.

Përsa i përket procesorit ai është Snapdragon 805 që i shton shpejtësinë telefonit. Në pjesën e pasme qëndron një kamerë 21 megapixel që është e pajisur me dual-flash për të shkrepur foto cilësore dhe në kushte të ulta drite. Versioni Droid Turbo 32GB do të jetë i disponueshëm në 30 tetor me një çmim 199$ plus një kontratë dy-vjecare. Më vonë pritet të vijë dhe versioni 64GB i cili do të shitet për 249$. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>