Harduer

Smartfoni Lenovo Vibe Z2 pritet të lançohet në një event më 30 shtator

Sep 26 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni Lenovo Vibe Z2 pritet të lançohet në një event më 30 shtator

lenovo_vibe_z2_proLenovo ka dërguar ftesa për një event që do të mbahet më 30 shtator në të cilin pritet që kompania të lançojë smartfonin e saj të ri, Lenovo Vibe Z2 Pro. Ftesa që quhet “Make way for the Pro” përfshin një imazh të pjesës së pasme të Lenovo Vibe Z2 Pro me një shkrim në fund “The Pro awaits You”.

Interesant është fakti se kompania e ka listuar këtë smartfon për tu lançuar së shpejti në tregun Indian ku do të debutojë për herë të parë.

Një smartfon tjetër që pritet është edhe Lenovo Vibe X2 i cili u listua në listën e produkteve në faqen zyrtare të kompanisë të enjten, por akoma nuk dihet se kur ky telefon do të jetë i disponueshëm në treg. Vibe Z2 Pro u prezantua muajin e kaluar ku u tha se do të ishte i disponueshëm në shtator.

Smartfoni përmban një ekran 6 inç Quad-HD i cili do ta rendisë atë ndër rivalët e LG G3 dhe Oppo Find 7 të cilët edhe këta kanë ekrane QHD. Ai përdor sistemin operativ Android 4.4 KitKat, është dual-sim, ka një procesor Qualcomm Snapdragon 801 2.5GHz dhe 3 GB RAM.

Vibe Z2 Pro disponon dy kamera 16 dhe 5 megapixel të cilët mund të regjistrojnë video 4K dhe janë të pajisura me Led Flash. Ai përfshin NFC, 32GB memorie dhe ngarkohet nga një bateri 4000mAh. Kompania është shprehur se ky smartfon do të jetë në versionet ngjyrë të zezë, floriri dhe titanium. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>