Harduer

Smartfoni LG G3 Beat është versioni “mini” i LG G3

Jun 30 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni LG G3 Beat është versioni “mini” i LG G3

gsmarena_004Kohët e fundit fjala “mini” është përdorur gjerësisht nga kompani të ndryshme teknologjike në telefonët e tyre. Një kompani, e cila ka nxjerrë një treg një tjetër version “mini” të telefonit të saj inteligjent është edhe LG.

LG G3 Beat është versioni i telefonit LG G3, por me përmasa më të vogla. Megjithëse ky telefon bën pjesë në kategorinë e telefonëve “mini” përmasat e tij nuk janë aq të vogla.

LG G3 Beat ka një ekran me madhësi 5 inç, që para disa vitesh mund të konsiderohej më shumë si tablet se sa si telefon inteligjent e jo më telefon “mini”. Telefoni G3 Beat do të ketë një procesor me 4 bërthama me qark 1.2 Ghz, një kamera 8 megapiksel dhe do të veprojë nëpërmjet sistemit operativ Android 4.4.2.

Për sa u përket parametrave, memoria e brendshme do të ketë një hapësirë 16 GB, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet një karte microSD, dhe një RAM 2 GB. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>