Harduer

Smartfoni Lumia 625 do të ketë ekran 4.7 inç, vjen javën e ardhshme

May 10 2013
0 Shpërndarje
Smartfoni Lumia 625 do të ketë ekran 4.7 inç, vjen javën e ardhshme

nokia lumia 625Nokia do të mbajë dy evente në javën që vijon, dhe me sa duket një nga pajisjet që do të prezantohen në Londër është Lumia 625.

Sipas një burimi, pajisja do të ketë ekran 4.7 inç dhe një rezolucion 800×480. Lumia 628 do të dalë bashkë me smartfonin “catwalk”, gjithsesi 625 do të bëhet më i preferuar për shkak të çmimit të volitshëm.

Është e qartë se Nokia po i drejtohet publikut që pëlqen ekrane të mëdhenj dhe nuk duan çmime shumë të larta. Smartfoni ka emrin e koduar “max” dhe pritet të dalë me GDR2. Pavarësisht thashethemeve duhet të presim eventin në Londër për të parë të gjitha detajet. (PCWorld Albanian)

Tags >

Lumia
Lajmet e fundit>