Harduer

Smartfoni Moto G2 do të lançohet më 10 shtator

Aug 13 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni Moto G2 do të lançohet më 10 shtator

motorola_moto_g_shells_02Moto G është një ndër telefonët më të mirë inteligjent në treg edhe pse kushton më pak se 200 dollarë. Siç është njoftuar edhe më parë nga kompania Motorola, ky telefon do të pasohet nga një version më i ri i tij.

Telefoni i ri mund të marrë emrin Moto G+1 ose Moto G2. Data e hedhjes në treg e tij është më 10 shtator. Thuhet se disa dyqane do të marrin këtë pajisje të re nga fundi i muajit gusht, por nuk ka informacione nëse do e shesin para datës 10 shtator. Ky telefon mund të kushtojë rreth 250 euro në Evropë.

Moto G2 përmban një ekran 5 inç me rezolucion 720 x 1280 pikselë, pak më i madh se origjinali Moto G, i cila ka ekran 4.5 inç. Veçori të tjera janë: kamera të pasme 8 megapikselë, kamera ballore 2 megapikselë, procesorin Snapdragon 400 me katër bërthama, 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë të brendshme.

Krahas Moto G2 kompania Motorola po merret edhe me realizimin e pasardhësit të telefonit inteligjent Moto X, i cili me shumë mundësi do të quhet Moto X+1. (PCWorld Albanian)

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>