Harduer

Smartfoni Motorola Droid Turbo mund të lançohet të martën

Oct 27 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni Motorola Droid Turbo mund të lançohet të martën

motorola_droid_turbo_back_panel_red_leak_phonearena_droid_landingPritet që smartfoni Motorola Droid Turbo të lançohet ditën e martë përkrah uebfaqes së Verizon, Droid Does. Ndërkohë që sipas disa burimeve të tjera, telefoni i ri Droid Turbo do të hidhet në treg duke filluar që nga dita e enjte.

Ditët e fundit, imazhe të smartfonit dhe ambalazhimit janë përhapur kudo online. Sipas Moto Firmware e cila ka postuar një status në Twitter, kjo pajisje është tashmë në stok dhe është gati për tu hedhur në treg në 30 tetor. Flitet se çmimi i Motorola Droid Turbo do të jetë 599 $ për modelin e zhbllokuar ose 199 $ të shoqëruar me një kontratë 2-vjeçare. Në imazhet e publikuara duket se pjese e produktit do të jetë dhe karikuesi Motorola Charger. Smartfoni do të mbështesë rrjetin 4G LTE dhe do të jetë i pajisur me Dual-LED Flash.

Detaje të tjera janë ekrani 5.2 inç QHD, procesori 805 Snapdragon, 3GB RAM, 32GB memorie dhe kamerë 21 megapixel. Ai do të ngarkohet nga një bateri me kapacitet 3900mAh. Gjithashtu do të ketë opsionin e karikimit me anë të wirelessit, Bluetooth, NFC, Wi-Fi dhe GPS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>