Biznes

Smartfoni Nexus 4, pajisjet shiten të gjitha për 50 minuta në SHBA

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Smartfoni Nexus 4, pajisjet shiten të gjitha për 50 minuta në SHBA

Smartfoni Google Nexus 4 është shitur në dyqanin Google Play për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në llojet 8GB dhe 16GB.

Shitja ndodhi në afërsisht 50 minuta teksa doli në shitje gjatë ditës së djeshme dhe u harxhua i tëri për më pak se një orë.

Nexus 4 doli në shitje në Evropë dhe u shit edhe atje, së bashku me Nexus 10.

Nexus 4 u shit afërsisht për 15 minuta në Gjermani. Shitja është natyrisht e mirë për Google, por pyetja rreth asaj se sa ishte sasia në dyqan nuk dihet ende.

Nexus 4 me të vërtet që është një telefon mjaft i mirë. Ai ofron mbase përvojën më të mirë në Android deri tani dhe paraqet disa premtime për platformën. (PC World Albanian)

Tags >

Nexus
Lajmet e fundit>