Harduer

Smartfoni Optimus G Pro sfidon Samsung Galaxy Note II

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
Smartfoni Optimus G Pro sfidon Samsung Galaxy Note II

LG do të hedhë në treg këtë të mërkurë smartfonin me përmasa të mëdha Optimus G Pro.

Me këtë produkt LG mendon të jetë në avantazh krahasuar me Samsung Galaxy Note II. Smartfoni ka një ekran prej 5.5 inç ashtu si Note II, megjithatë disponon parametra shumë më cilësorë përsa i përket rezolucionit.

Densiteti i pikselave (pikave në ekran) është gati 50% më i lartë krahasuar me Galaxy. Në qoftë se shkojmë më tej mund të themi se ky densitet është shumë më i lartë krahasuar dhe me iPad 4 apo tabletin Nexus 10.

Optimus G Pro është pak më i shkurtër dhe më i ngushtë se Note II ndërsa përsa i përket trashësisë janë po njëlloj (0.37 inç).

Të dy smartfonët kanë një RAM prej 2 GB dhe procesorë quad-core. LG përdor sistemin operativ Android OS 4.1.2 Jelly Bean dhe konkretisht një procesor Qualcomm 1.7 GHz, ndërsa NoteII përdor procesor 1.6GHz. LG e ka pajisur Optimus G Pro me një kamera 13 mega-piksel në pjesën e pasme dhe 2.1 megapiksel në pjesën tjetër, shumë më cilësore krahasuar me atë 8 megapiksel të Galaxy.

Sipas LG ky smartfon do të mundësojë regjistrimin e dyanshëm të videove duke vënë në funksion të dyja kamerat njëkohësisht për një eksperiencë unike të “imazhit në imazh”. Ka disa parametra të tjerë të cilët ende nuk janë bërë të ditur megjithatë duke u bazuar tek rezolucioni i monitorit dhe kamera cilësore e dyanshme mund të themi se Optimus G Pro është një pretendent i fuqishëm ndaj Samsung Galaxy Note II. (PCWorld Albanian)

Optimus G Pro

Tags >

GalaxyLG
Lajmet e fundit>