Harduer

Smartfoni revolucionar i LG është thjesht një fantazi apo e ardhmja e smartfonëve

Mar 17 2013
0 Shpërndarje
Smartfoni revolucionar i LG është thjesht një fantazi apo e ardhmja e smartfonëve

Vetëm 48 orë pas lançimit të Galaxy S4, LG ka zbuluar detajet e gjeneratës së re të smartfonëve, i cili pretendohet të jetë gati për tregun pas disa muajsh.

Nuk dihet nëse ky lajm është publikuar me qëllim që të shuajnë kureshtjen për parametrat e smartfonit të ardhshëm apo për të shkëputur disi vëmendjen e njerëzve nga prezantimi i Galaxy S4.

Mesa duket Google po planifikon hedhjen në treg të telefonit Nexus 5 rreth muajit tetor të këtij viti dhe aktualisht po vlerëson prototipet e krijuara nga disa prodhues përfshirë këtu dhe prototipin e LG të koduar me emrin “Megalodon”.

Më poshtë janë listuar parametrat tunduese të Megalodon:

– Ekran OLED 5.2″ 1920×1080

– Procesor Qualcomm snapdragon 2.3 GHz

– 3 GB RAM

– 16 MP kamera OmniVision që mund të regjistrojë deri në 4k video

– Kamera ballore 2.1MP që regjistron video 1080p

– Bateria Lithium Polymer 3300 mAh

– Bokse stereo në pjesën e përparme

– Qualcomm RF360 (LTE 150Mbps & HSPA+)

Gjithashtu thuhet se do të ofrohet në versionet me memorie 16/32/64 GB si dhe do të suportojë komanda të bazuara në gjeste.

Me këto parametra duket sikur ky smartfon është shumë i mirë për të qenë i vërtetë, por nuk ka asgjë të gabuar të presim shumë nëse duam të shohim pajisjen e ardhshme revolucionare. Problemi qëndron në faktin se nuk dihet ende me siguri nëse Megalodon ekziston ose jo. (PCWorld Albanian)

LG Nexus

Tags >

LG
Lajmet e fundit>