Harduer

Smartfoni Samsung Galaxy Grand 2 lançohet në Kore

Mar 14 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni Samsung Galaxy Grand 2 lançohet në Kore

gsmarena_001Mesa duket Samsung e ka bërë smartfonin Galaxy Grand 2 të disponueshëm në “shtëpinë” e tij në Kore. Telefoni kushton 517,000 Won, e barabartë më 484 dollarë, që duket një çmim i lartë për paisjen në fjalë.

Galaxy Grand 2 ka një ekran 5.25 inç me resolution 1280 x 720, procesor katër bërthamësh 1.2 Ghz, 1,5 GB RAM, 8 Megapixel Kamër, LTE-A dhe një bateri 2600 mAh. Smartfoni vjen me versionin Android 4.3 dhe më të gjitha veçoritë që ofron TouchWiz.

I dizajnuar me mençuri, pritet të ketë një mbështjellëse prapa prej lëkure ngjashëm me linjën e smartfonëve Note, dhe Grand 2 do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra, e zezë dhe e bardhë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>