Lajmet

Smartfoni Samsung Galaxy S3 rifreskohet me Android 4.1.2

Dec 6 2012
0 Shpërndarje
Smartfoni Samsung Galaxy S3 rifreskohet me Android 4.1.2

Samsung-u ka filluar me lëshimin e rifreskimit OTA në Android 4.1.2 për modelin Galaxy S3, ndërsa vendi i parë që e merr këtë rifreskim është Polonia.

Android 4.1.2 Jelly BeanGalaxy S3 sjellë më shumë risi sesa kemi mundur të presim, ku më të rëndësishmet janë:

· Multi-View (ekrani i ndarë sikurse në Galaxy Note 2)

· Page Buddy (faqe kontekstuale)

· Galeri e re

· Panel i ri me njoftime

· Smart Rotation (rregullim inteligjent i rrotullimit të ekranit)

· Aplikacioni Paper Artist

Nëse dëshironi ta shkarkoni rifreskimin zyrtar të Android 4.1.2 ROM që është i dedikuar për përdoruesit polak ju mund ta bëni atë duke klikuar këtu dhe ta instaloni përmes ODIN, natyrisht në përgjegjësinë tuaj.

Pra, nëse vendosni në këtë hap të rrezikshëm dhe kërkues, udhëzimet janë si në vijim.

Shkarkoni ROM-in, ç’kyçeni pajisjen, startojeni në download mode (volume down+power) dhe lidheni me kompjuter. Startoni ODIN-in, klikoni në PDA dhe kur të hapet dritarja e re zgjidhni datotekën në të cilën gjendet ROM (mos e ekstraktoni zip-in) dhe klikoni START.

Pasi ODIN e bën punën e vet, gjë që mund të zgjas, shkëputni pajisjen vetëm atëherë kur në dritaren e ODIN e vëreni se po shkruan “removed”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>