Harduer

Smartfoni Samsung Galaxy S3 Slim lançohet në heshtje

Mar 16 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni Samsung Galaxy S3 Slim lançohet në heshtje

gsmarena_001 (1)Samsung ka lançuar një smartfon të ri në heshtje dhe pa bërë zhurmë mediatike. Bëhet fjalë për Samsung Galaxy S3 Slim në tregun Brazilian. Emri sjell pak konfuzion, por duke konsideruar specifikat e Galaxy S3 Slim janë mjaft larg atyre të Galaxy S3.

Smartfoni ka të instaluar Android 4.2 me ekran 4.5 inç dhe rezolucion 960 x 540 me vetëm 8 GB hapësirë të dhënash dhe 1GB Ram, si dhe procesor katërbërthamës 1.2 Ghz. Galaxy S3 Slim ka një kamër prej 5 Megapixel, dhe një kamër frontale VGA. Pajisja është e disponueshme në dy ngjyra e bardhë dhe e zezë.

Me specifikat e pajisjes përdoruesit nuk presim ndonjë gjë të madhe, por kostoja mbetet akoma për tu konfirmuar. Për deri tani smartfoni është shfaqur vetëm në uebfaqen braziliane të kompanisë Samsung, por nuk do të ishte diçka e habitshme nëse do të shfaqej edhe në tregje të tjera në zhvillim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>