Harduer

Smartfoni Samsung Galaxy S4 do të lëshohet në 6 modele

Mar 3 2013
0 Shpërndarje
Smartfoni Samsung Galaxy S4 do të lëshohet në 6 modele

Gjenerata e ardhshme e smartfonit Samsung Galaxy, pra gjenerata e katërt, Galaxy S4 do të ketë gjashtë modele. Ky ishte lajmi që ndërmarrja Samsung e shpalosi, duke treguar që më 14 mars në Nju Jork do të bëhej zbulimi i këtij smartfoni.

Kjo risi paraqet një ngjashmëri me smartfonin rival të ndërmarrjes Apple: iPhone, i cili po ashtu vjen me gjashtë modele të ndryshme. Në këto modele të Samsung Galaxy S4 përfshihen opsionet si: modeli me ngjyrë të bardhë, të zezë dhe tre disqe të ndryshme – 16 GB, 32 GB dhe 64 GB.

Ndonëse opsionet me ngarkesë mjaft të madhe do të jenë në dispozicion, Galaxy S4 do të ketë një vend për futjen e microSD për të shtuar më tepër ngarkesë.

Faqja është gjithashtu duke raportuar që Samsung dëshiron të vendos një model të Galaxy S4 që mbështet rrjetet mobile 4G LTE dhe 3G. Janë edhe disa lajme për procesorin e mundshëm të smartfonit që ka sistemin operativ Android.

Çipi Snapdargon 600 i Qualcomm mund të përdoret në vend të procesorit Exynos 5 Octa 8-bërthamor. Kjo është për shkak se Qualcomm e ka të mundësuar LTE-në, por Samsung Exynos nuk është. Exynos lehtësisht do të mund të çiftëzohej me një çip të ndarë 4G LTE, por SamMobile tha që “burimi jonë na tregoi që Samsung është kryesisht i sigurt për të përdorur Snapdragon në vend të Exynos.”

Disa veçori të tjera të mundshme për këtë smartfon të ri janë: 2 GB RAM, 4.99 inç ekran me HD të plotë, një kamerë prej 13Mp, kamerë të përparme prej 2Mp, ngarkesë wireless dhe Android 4.2 Jelly Bean. (PCWorld Albanian)

Galaxy S4

Lajmet e fundit>