Harduer

Smartfoni Samsung Galaxy S5 Active shfaqet në YouTube

May 22 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni Samsung Galaxy S5 Active shfaqet në YouTube

Screen_Shot_2014-05-21_at_2.06.15_PM.0_standard_640.0Samsung ende nuk ka bërë ndonjë lajmërimi zyrtar rreth Galaxy S5 Active, por smartfoni tashmë është zbuluar dhe është shqyrtuar për së afërmi në një dyshe të klipeve në YouTube nga TK Tech News. Versioni i ri që ka këndet e lakuara sugjeron që Samsung është duke ndërtuar një nivel të mbrojtjes gjatë rënieve në dizajnin e telefonit dhe pjesët anësore duhet ta bëjnë një punë më të mirë tani në parandalimin e rënieve – të paktën në krahasim me plastikën e shkathët që ndodhej në versionin e mëhershëm të Galaxy S5. Siç mund ta prisni, Samsung nuk ka harruar rreth sensorit për të rrahurat e zemrës në pajisjen e vet “Active”, ndonëse është jo edhe aq e qartë nëse kompania planifikon ta përfshijë një lexues të gjurmëve të gishtërinjve.

Do të jetë interesante të shihet se sa më i fortë do të jetë S5 Active se sa S5 i rregullt. Galaxy S5 tashmë është rezistues ndaj ujit dhe është në gjendje që plotësisht t’iu mbijetojë hedhjeve të shpejta në ujë. Por ndoshta varianti Active do të jetë edhe më i mirë në mbrojtjen nga lagështia, duke mundësuar shkuarjen në thellësi më të mëdha me ujë për periudha më të gjata kohore. Sa i përket veçorive të tjera, duket që S5 Active do të marrë paraqitjen 1080p Super AMOLED, si dhe kamerën prej 16 megapiksellësh që ishte parë në S5. Ai po ashtu, sikur versioni S5, do të ketë një procesor Snapdragon 801, por çipi këtu është më i shpejt. Nuk tregohet ndonjë kohë se kur Samsung zyrtarisht do ta lajmërojë S5 Active, ndonëse ky prototip duket në fazat e fundme të procesit të prodhimit, kështu që mund të mos kalojë edhe shumë kohë derisa ta shohim atë që vjen në raftet e dyqaneve. Nëse dëshironi të kuptoni më tepër, atëherë ndiqni videon më poshtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>