Harduer

Smartfoni Samsung SCH-W2013 i dizajnuar për Jackie Chan

Nov 25 2012
0 Shpërndarje
Smartfoni Samsung SCH-W2013 i dizajnuar për Jackie Chan

Ka kaluar pothuajse një vit që kur SCH-W999, jashtëzakonisht i shtrenjtë, u lançua në China Telecom. Prandaj, kishte ardhur koha që Samsung të prezantonte një telefon të ri me dy ekrane për njerëzit që kërkojnë të kenë telefonë të shtrenjtë.

Ditën e premte u lançua SCH-W2013, i cili ka një procesor 1.4GHz quad-core (me shumë mundësi Exynos 4412). Smartfoni operon me Android 4.0 dhe ka dy ekrane me prekje 3.7-inç, 800 x 480 Super AMOLED.

Pajisja ka 2GB RAM, 16 GB hapësirë të brendshme, vend për kartë microSD deri në 64 GB, bateri 1,850mAh, një kamer 8 megapixel si dhe një 1.9-megapixel në anën e përparme.

Ashtu si shumë telefonë të tjerë në në China Telecom, edhe ky version ka suport dual-SIM: një për CDMA2000 800/1900 dhe tjera për GSM 900/1800/1900.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por çmimi mendohet të jetë nga 18,000 ¥ (2,900 $) deri në 20,000 ¥ (3,210$ ).

Në fund të fundit, nuk kushton edhe aq lirë të paguash Jackie Chan-in për reklamën e celularit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>