Harduer

Smartfoni Sony Xperia Z3 mund të prezantohet në gusht

Mar 1 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni Sony Xperia Z3 mund të prezantohet në gusht

Sony-Xperia-Z3-coming-in-AugustNë kongresin Mobil Botëror e patë gjithë prezantimin e Sonz Xperia Z2 dhe ky është modeli më i mirë që ofron Sony nga bota e tij e smartfonëve.

Por disa menduan se sapo u riprezantua Sony Xperia Z1. E vërteta është se Sony ka pritur vetëm 6 muaj kohë për lançimin e pasardhësit të Z1 që duhej të ishte smartfoni më mirë i kompanisë Sony, një kohëzgjatje që do të vazhdojë kështu.

Drejtori i Divizionit të Kreativitetit tek Sony, Kurozumi Yoshiro, e quajti Xperia Z2, smartfonin më të mirë të Sony-t për gjashtë mujorin e parë të vitit 2014. Yoshiro thotë se Sony duhet të përditësojë disa modele të caktuara çdo gjashtë muaj në mënyrë që të mbajë smartfonët më të mirë.

Ai shtoi se përdorimi i një produktit që lançohet çdo vit do e bënte të pamundur për kompaninë japoneze të qëndronte me konkurrentët. Sony po ashtu planifikon të vazhdojë të përdorë dizajnin OmniBalance që debutoi me Sony Xperia Z dhe është përdorur për Xperia Z1 dhe Xperia Z2.

Pra rrumbullakosni muajin gusht në kalendarin tuaj. Atëherë do të shohim Sony-n të prezantojnë një tjetër smartfon që do të jetë më i miri i kësaj linje dhe pikërisht Sony Xperia Z3. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>