Harduer

Smartfoni Ubuntu tashmë është një realitet

Feb 6 2015
0 Shpërndarje
Smartfoni Ubuntu tashmë është një realitet

ubub1Pas dy vitesh lajmërime të herë pas hershme, ka mbërritur edhe smartfoni Ubuntu. Telefoni është emërtuar Aquaris E4.5 Ubuntu Edition dhe është prodhuar nga një kompania Spanjolle e quajtur BQ. Kjo kompani shumë pak e njohur, ka përshtatur një telefon të saj Android për të funksionuar me sistemin operativ Ubuntu. Smartfoni kushton 170 Euro. Lajmërimi për disponueshmërinë e smartfonit do të bëhet në një mënyrë të pazakontë dhe pikërisht përmes rrjetit social Twitter.

Ky çmim modest vjen edhe me disa karakteristika modeste të smartfonit. Telefoni ka një ekran 4.5 inç me rezolucion 540 x 960 pixel. Në zemër të tij gjendet një proçesor MediaTek 1.3 Ghz katër bërthamësh. Aktualisht nuk do të ofrohet një model me mbështetje për LTE, ndërsa hapësira e të dhënave arrin në 8 GB. Aquaris E4.5 Ubuntu Edition ofron mbështetje për dy karta SIM dhe një microSD. Karakteristika që bie më tepër në sy, në termat e specifikave të harduerit është kamera frontale prej 5 Megapixel e cila është trashëguar nga modeli Android i smartfonit.

Në bazë të specifikave të lartpërmendura, lehtësisht mund të kuptojmë së objektivi i këtij smartfoni është tregut i smartfonëve buxhetor. Sa keq që do të përballet me një konkurrencë të fortë nga modeli Motorola Moto E dhe telefonët Windows Phone të brendit Lumia. Por Caonical, kompania që fshihet pas Ubuntu, beson se ka një avantazh falë eksperiencës së re që do të ofrojnë me këtë smartfon. Më herët kompania kishte thënë se “ne nuk jemi këtu për të sjellur një tjetër klon të Android dhe iOS”. Ndërfaqja e sistemit operativ është krejtësisht ndryshe nga ç’kemi parë në Android dhe iOS, sepse në Ubuntu nuk ekzistojnë butonat fizikë e as virtualë. Çdo gjë është e bazuar në gjestet mbi ekran. Më parë Caonical kishte shpenzuar 32 milion dollar për të ndërtuar telefonin Ubuntu Edge i cili nuk u shfaq asnjëherë fizikisht.

Smartfoni Aquaris E4.5 Ubuntu Edition do të mbështesë aplikacionet Facebook, Twitter, Amazon, Time Out, Yelp dhe Cut The Rope. Aplikacionet do të integrohen falë API-ve të uebit. Ky telefon mbështet standartin HTML5 në mënyrën më të bukur të mundshme. Smartfoni nuk do të ofrohet në shitje gjerësisht por përmes shitjeve sporadike duke rekrutuar testues të hershëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>