Lajmet

Smartfoni Windows Phone 8 me tastierë të lakuar?

Jul 3 2012
0 Shpërndarje
Smartfoni Windows Phone 8 me tastierë të lakuar?

Microsoft publikoi disa veçori të smartfonit të ri Windows Phone 8, përfshirë këtu shfletuesin IE, NFC dhe hartat.

Sipas një burimi të WMPoweruser (ku shfaqet edhe një foto), Microsoft në smartfonin e vet do të përfshijë edhe një opsion të ri për tastierën e këtij telefoni, tastierën e lakuar e cila ka 3 ose 4 shkronja për secilën prekje, e dizajnuar në mënyrë specifike për të ju mundësuar përdoruesve të shkruajnë vetëm me një dorë.

Me sa duket, fotografitë kanë rrjedhur gjatë prezantimit Microsoft Research, ku thuhet se ky opsion do të përfshihet në Windows Phone të ri që pritet të lansohet këtë vjeshtë.

Fatkeqësisht, gjatë prezantimit kryesor të Windows Phone 8, nuk u tha as edhe një fjalë e vetme për këtë opsion, por megjithate kjo nuk do të thotë se opsioni nuk do të jetë i disponueshëm. Tastiera e lakuar gjithashtu do të vijë edhe për pajisjet Windows Phone 7.8 sepse siç thuhet ky opsion aktualisht është duke u testuar në smartfonin HTC Trophy.

Poqëse përfshihet ky opsion në smartfonët e rinj Windows Phone 8, atëherë kjo do të ishte një gjë e mrekullueshme dhe njëkohësisht do ta avansonte pozitën aktuale të smartfonëve Windows Phone, që për momentin nuk janë edhe aq të popullarizuar.

Se çfarë mendoni rreth kësaj veçorie, mund të komentoni më poshtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>