Lajmet

Smartfoni Xiaomi Redmi 1S lançohet të martën në Kinë

Aug 24 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni Xiaomi Redmi 1S lançohet të martën në Kinë

xiaomi_redmi_1s_india_launchXiaomi është duke dërguar ftesat për eventin e tij të martën më 26 gusht, gjatë të cilit kompania do të prezantojë produktin e saj më të ri, Xiaomi Redmi 1S. Smartfoni me dy karta u njoftua së pari në maj në Kinë dhe do të përmbajë një ekran 4.7 inç, 720×1280 pixel LCD, përdor 4.3 Jelly Bean.

Xiaomi Redmi 1S ndërtohet nga një procesor quad-core 1.6gHz Snapdragon 400 SoC i shoqëruar me Adreno 305 GPU dhe 1GB RAM. Pajisja ka 8 GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet me kartë memorie të jashtme deri në 32 GB.

Një karakteristikë tjetër është kamera 8 megapixel e pajisur me blic dhe kamera 1.3 megapixel në pjesën e përparme. Redmi 1S vjen me 3G, GPRS/EDGE,WiFi + hotspot, mikro usb, Bluetooth 4.0, FM Radio dhe GPS-A/GPS.

Karikohet nga një bateri 2400mAh, peshon 158 gram dhe ka përmasa 137x69x9.9mm. Vet kompania Xiaomi ka lajmëruar se çmimi do të jetë Rs 6.999. Duke marrë parasysh çmimin e arsyeshëm të telefonit pritet që shitjet të jenë të suksesshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>