Harduer

Smartfonin K920 do të hidhet së shpejti në treg nga kompania Lenovo

Jun 13 2014
0 Shpërndarje
Smartfonin K920 do të hidhet së shpejti në treg nga kompania Lenovo

gsmarena_001Kompania Lenovo do të hedh në treg së shpejti telefonin inteligjent Lenovo K920. Ky telefon është një ndër telefonat më cilësorë që kjo kompani ka realizuar për të hedhë në treg deri më sot. Lenovo K920 do të ketë një ekran me një madhësi 6 inç dhe me një rezolucion me përmasa 2560×1440 piksel. Kamera e prapme e këtij smartfoni është 16 Megapiksel, ndërsa ajo në pjesën e përparme është 5 megapiksel.

Lenovo K920 do të funksionojë në bazë të procesorit me katër bërthama Snapdragon 801 2.5Ghz. Ram-i këtij telefoni pritet që të jetë diku tek 3 GB dhe memoria e përgjithshme 32 GB. Bëhet e ditur se sistemi operativ me të cilin do të operojë Lenovo K920 do të jetë ai Android 4.4 KitKat. (PCWolrd Albanian)

Lajmet e fundit>