Vëzhgim

Smartphone-ët dhe lojërat ndihmojnë në raportet prind-fëmijë

Aug 21 2011
0 Shpërndarje
Smartphone-ët dhe lojërat ndihmojnë në raportet prind-fëmijë

Më shumë se 3,000 prindër dhe gjyshër morën pjesë në një sondazh, i cili ishte bërë nga Universiteti Goldsmiths dhe ndërmarrja për “gejming”, PopCap, dhe gjetën që 22% e nënave dhe baballarëve thanë që luajtja me lojëra kompjuterike iu ka ndihmuar fëmijëve të tyre që ta kuptojnë më mirë teknologjinë.

Studimi gjithashtu gjeti që rritja e lojërave të rastit ka nënkuptuar që fëmijët të rinj madje edhe dy vjeçarë janë duke u bërë ekspertë në përdorimin e smartphone-ëve dhe pajisjeve të tjera tableta.

Më shumë se çereku i prindërve (27%) thanë që fëmijët e tyre kanë huazuar smartphone-in e tyre ose pajisjen tabletë çdo ditë për të luajtur lojëra të rastit.

Shumë gjyshër treguan që ata luajnë me video lojëra me nipërit që e njohin teknologjinë, për të qenë më të afërt me ta.

Dr Tomas Chamorro-Premuzic, nga Universiteti Goldsmiths tha: “Këto gjetje janë të rëndësishme sepse ato theksojnë përfitimet shoqërore nga luajtja me videolojëra.”

“Studimi i kaluar ka synuar që të vëzhgojë vetëm në ndikimet individuale të video lojërave, por në një epokë të rrjeteve shoqërore luajtja me lojëra duket të luajë një rol thelbësor në shtimin e mardhënieve shoqërore. Fakti që të dy palët, prindërit dhe gjyshërit, janë duke përdorur lojëra për t’u lidhur me fëmijët dhe nipërit e tyre dhe shumë suksesshëm këshillohet që video lojërat mund të përmirësojnë shkathtësitë shoqërore dhe në ndërtimin e një kontributi kyç në zhvillimin prindëror dhe fëmijëror.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>