Harduer

Smartphone i parë me RAM prej 2 GB

May 4 2012
0 Shpërndarje
Smartphone i parë me RAM prej 2 GB

Disa nga veçoritë e kësaj pajisje janë një paraqitje True HD IPS prej 4.7 inçësh, procesor dybërthamor 1.5GHz Snapdragon S4, 2 GB RAM, bateri 2150 mAh dhe mbështetje për rrjetet LTE në Kore. Kjo pajisje pritet të dalë në shitje gjatë mesit të muajit maj.

Nuk pritet që i njëjti model do të shkojë ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, por ofron një ide të mirë se për ku janë nisur smartphone-ët. Deri në fund të vitit 2012, pritet që shumica e produkteve të kenë procesorë katërbërthamor, 2 GB RAM dhe bateri prej 2,000+ mAh.

Ky smartphone i posalëshuar nga LG përdor sistemin operativ Android. Kjo mbase edhe mund të jetë pritur për një produkt të LG-së./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>