Analiza

Smartphone me bazë në Linux, do të kenë 33% të tregut më 2015

Jun 3 2010
0 Shpërndarje
Smartphone me bazë në Linux, do të kenë 33% të tregut më 2015

“Me më shumë se 60.000 smartphone që dërgohen në treg çdo dit, Android ka shpërthyer në treg si numër një para platformave tjera mobile të bazuara në Linux” tha analistja Victoria Fodale nga ABI.

“Për shkak të kostos së ulët të tij dhe aftësisë për të qenë i lehtë për tu modifikuar, Linux në tregun e sotshëm mobil është pothuajse konkurruese ashtu siç ishte Linux në tregun e serverëve para një dekade” u shpreh ajo.

Sipas Fodale, shumica e interesit është rreth OEM-it të pajisjes dhe operatorët mobil kanë fleksibilitetin e Android për të përfituar liri më të madhe.

“Platforma Android mund të modifikuat në atë mënyrë që OEM-ët të dallojnë produktet e tyre. Dhe termet e licencimit i lejojnë OEM-ët që të ftojnë gjersa në anën tjetër mbrojnë punën e tyre”.

Por ajo u shpreh se Android nuk ishte asgjë pa konkurrencën, që tani ka krijuar një treg të ngarkuar.

“Gjigantët e industrisë si Intel, Nokia e Samsung së fundi kanë shpalosur dy sisteme tjera operative të bazuara në Linux, të cilat janë bada dhe MeeGo” shpjegoi ajo.

“Platforma Bada është gjithashtu e konfigurueshme në kernel në mënyrë që të punojë ose në Linux kernel ose në kernel të një sistemi operativ në kohë reale (RTOS), gjë që e bënë bada të aplikueshme për një bashkësi të gjerë të pajisjeve e jo vetëm për smartphone”, deklaroi ajo.

Lajmet e fundit>