Biznes

Smartphonët – të paprekur nga kriza ekonomike

Nov 7 2009
0 Shpërndarje
Smartphonët – të paprekur nga kriza ekonomike

Në tremujorin e tretë të këtij viti, shitja totale e smartphonëve ka prekur shifrat rekort të 43.3 milionë pajisjesh, që përkthehet në plot 4.2 përqind më shumë se tremujori i tretë i vitit të shkuar sipas studimit të findit të tregutt të kryer nga IDC.

Sipas po të njejtit studim, përsëri e pathyeshme në krye të klasifikimit qëndron Nokia, me 37.9 përqind të tortës në tremujorin që u mbyll. Megjithëse kompania ka patur patur probleme në Amerikën e veriut, shitjet mbarëbotërore kanë qënë mëse të mjaftueshme për të siguruar rritjen në klasifikim. Këto rezultate janë përmirësuar dhe ndihmuar mjaft edhe për shkak të disa telefonave të shtrenjtë por mjaft popullor si N97 dhe E71. gjithashtu në qendër të studimit ka qënë dhe krahasimi i smartphonit të ri të Nokia-s, N900.

Research In Motion ka patur një rritje spektakolare prej 35.7 përqind – më të madhen ndër të gjithë prodhuesit – krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar, kryesisht për shkak të kërkesës në rritje për pajisjet BlackBerry. Pe plolt 19 përqind të tortës, kompania është tashmë e dyta në ndjekje të Nokia-s.

Me debutimin e iPhone 3GS Apple ka patur tremujorin më të suksesshëm ndonjëherë. fansat e Apple kanë zëvendësuar menjëherë iPhon-ët e vjetër, ndërkohë që 3g-ja me çmim të reduktuar ka qënë një sukses i madh midis ature që kishin ëndërruar prej kohësh një iPhone. Për këtë tremujor, pjesa e Apple u rrit me 7.1 përqind duke e çuar në 17.1 përqind në total shitjen në tregun botëror dhe kompaninë në vendin e tretë.

HTC në vendin e katërt pati një rritje në tremujor prej 14.7 përqind dhe tani ndodhet në kuotën e 5.6 përqind në total.

Lajmet e fundit>