Lajmet

SME-të që përdorin rrjetet sociale kanë të ardhura më të mëdha

Jul 1 2013
0 Shpërndarje
SME-të që përdorin rrjetet sociale kanë të ardhura më të mëdha

Bizneset e vogla dhe të mesme (SME-të) që përdorin rrjetet sociale kanë 56% më tepër mundësi për të rritur të ardhurat, sipas një raporti që është realizuar së fundmi në disa organizata.

Rreth 28% e SME-ve që përdornin mediat sociale për të promovuar produktet e tyre raportojnë rritje të të ardhurave, sipas të dhënave të raportit MYOB Business Monitor nga firma kërkimore MYOB. Po ashtu, një kërkim i realizuar nga Deloitte Access Economies, ka zbuluar se bizneset e vogla që përdorin teknologjitë dixhitale si mediat sociale dhe marketingun online shohin rritje të të ardhurave mesatare.

Në kërkim rezultoi se 20% e SME-ve përdorin mediat sociale për të bërë biznes. Përdoruesit më aktivë ishin ata të Gjeneratës Y (njerëzit që kanë lindur pas viteve ’80-të) me 22%, të ndjekur nga Gjenerata X (vitet ’60-të – 80-të) me 22%, Baby Boomers (vitet ’40-të – ’60-të) me 18% dhe 65-plus (9%).

Edhe roli i menaxherëve të rrjeteve sociale ka filluar të rritet, teksa bizneset po e kuptojnë se të administrosh rrjetet sociale po shndërrohet në një pozicion që ka nevojë për profesionistë të fushës. Ata janë përgjegjës gjithashtu për krijimin e lidhjeve me konsumatorët, furnizuesit, partnerët etj. Kjo bën që edhe përfitimet financiare të jenë mjaft të mira.

Rreth 10% e bizneseve të vogla dhe të mesme përdorin Skype ose VoIP për të bërë telefonata biznesi, 9% përdornin blogjet për të transmetuar lajme dhe 16% përdorin Facebook-un YouTube ose Google+ për t’u lidhur me konsumatorët. Në raport rezultoi se 32% e bizneseve kishin uebfaqe dhe 21% e tyre kishin staf që telekomunikon me njëri-tjetrin.

Në raport janë studiuar 1005 biznese të vogla dhe të mesme gjatë janar –s hkurtit 2013. (PCWorld Albanian)

SME

Lajmet e fundit>