Harduer

Smile TV, televizori të cilin mund ta shikoni vetëm nëse buzëqeshni

Jul 13 2014
0 Shpërndarje
Smile TV, televizori të cilin mund ta shikoni vetëm nëse buzëqeshni

smiletvArtisti David Hedberg dëshiron të ndryshojë marrëdhënien televizor-shikues në kokën e tij. Në vend se përdoruesi të buzëqesh në varësi të përmbajtjes së televizorit, Smile TV i përgjigjet buzëqeshjes së shikuesit, që vazhdon të bëjë transmetimin vetëm nëse shikuesi është duke shfaqur shprehjen e duhur në fytyrë.

Ky set përbëhet nga një TV, që lëshon një seri të klipeve qesharake, e të lehta – video me kafshë, filma kung-fu, ndeshje me mundje dhe një varg të Tingujve të Muzikës. Fshehur në bazën e njësisë, prapa logos së Smile TV, është një kamerë që e vëzhgon shikuesin. Kur buzëqeshja largohet nga fytyra e shikuesit, ekrani kthehet në gjendje statike.

“Perceptimi i keq shoqërohej me funksionim të dobët teknik të një antene. Vetëm një dekadë më parë ishte shumë më e qartë se kush e dikton informacionin që ne e absorbojmë.

Tani, me përmbajtjen e cila është në dispozicion në masë të gjerë, pyetja nuk është më nëse mund të pranojmë, por nëse jemi perceptues,” shpjegoi Hedberg në uebfaqen e tij. “Duke e shprehur atë si diçka, ne vetë jemi bërë antena – duke transmetuar përmbajtjen tek dikush tjetër.

Ky instalim televiziv përpunon teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe një set televiziv të dekadës së fundit që merr parasysh reagimin e shikuesve dhe se si qaset përmbajtja. Ai punon vetëm nëse ne buzëqeshim.” (PCWorld Albanian)

Tags >

TV
Lajmet e fundit>