Lajmet

SMS-të tradicionale po përdoren shumë më pak se aplikacionet mobile të chat-it

May 1 2013
0 Shpërndarje
SMS-të tradicionale po përdoren shumë më pak se aplikacionet mobile të chat-it

SMSAplikacionet e shumta të chat-it janë shndërruar në trendin e kësaj periudhe.

Sipas të dhënave më të fundit këto aplikacione kanë mundur që brenda një kohe shumë të shkurtër të jenë më te suksesshme se SMS-të tradicionale duke shfaqur një shkallë më të lartë përdorimi.

Firma kërkimore Informa ka njoftuar se 6 prej aplikacioneve mobile të chat-it duke përfshirë këtu WhatsApp, BlackBerry Messenger, Viber, Nimbuzz, iMessage i Apple dhe Kakao Talk dërgojnë dhe marrin rreth 19 miliard mesazhe çdo ditë në mbarë botën.

Këto të dhëna janë për vitin 2012. Kompania ka vlerësuar se përsa i përket mesazheve SMS numri i tyre për çdo ditë të viti 2012 ka qenë rreth 17.6 miliard.

Mbushen 20 vjet që nga dërgimi i SMS-së së parë

Sipas GigaOm, e cila ka raportuar më herët të dhënat e firmës kërkimore Informa në vitin 2013 numri i mesazheve që do të dërgohen nëpërmjet aplikacioneve mobile do të jetë rreth 50 miliard, ndërkohë që numri i mesazheve tradicionale SMS do të jetë 21 miliard. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>