Harduer

Snap fillon shitjen e syzeve Spectacles, kushtojnë 130 dollar

Feb 20 2017
0 Shpërndarje
Snap fillon shitjen e syzeve Spectacles, kushtojnë 130 dollar Photo Source: Snap

Snap do tu provojë investitorëve në momentin e daljes në bursë se Spectacles, produkti më i ri i kompanisë, do të gjenerojnë të ardhura.

Duke filluar nga dita e sotme Snap ka filluar shitjen e syzeve për 129 dollar. Blerësit mund të keni edhe kasa ngarkimi për 49.99 dollar dhe kabllo për 9.99 dollar.

Konsumatorët po i presin prej kohësh syzet të cilat do të regjistrojnë video 10-30 sekonda. Videot në formë të rrumbullakët gjithashtu i japin Snapchat diçka që Instagram nuk mund ta kopjojë.

Snap nuk është i interesuar të bëjë para direkt nga syzet më tepër sesa të nxisë përdoruesit të publikojnë sa më shumë në Snapchat. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>