Lajmet

Me Snap Map përdoruesit e Snapchat mund të ndajnë vendodhjen me miqtë

Jun 22 2017
0 Shpërndarje
Me Snap Map mund të ndani vendndodhjen tuaj aktuale e cila shfaqet në hartën e një miku dhe përditësohet saherë që hapni aplikacionin. Me Snap Map përdoruesit e Snapchat mund të ndajnë vendodhjen me miqtë Photo Source: Snapchat

Veçoria e radhës e Snapchat kërkon nga ju të takoni dikë në jetën reale dhe jo të nguliteni gjithë ditën përpara ekranit të telefonit.

Me Snap Map mund të ndani vendodhjen tuaj aktuale e cila shfaqet në hartën e një miku dhe përditësohet saherë që hapni aplikacionin.

Kjo veçori është e disponueshme nga dita e sotme në aplikacionin Android dhe iOS. Snap Map është bazuar në blerjen sekrete të Snapchat, aplikacionin Zenly për 250 milion dollar.

Për të përdorur Snap Map duhet të bëni një gjest me dy gishtat të ngjashëm e gjestin kur zgjeroni fushëpamjen e një harte mbi ndërfaqen kryesore. Harta do të shfaqet menjëherë dhe aty mund të mësoni se në çfarë vendi ndodhen miqtë tuaj.

Nëse klikoni me ikonën e tyre, do tu tregohet historia e tyre por edhe mund tu dërgoni një mesazh. Ikona, e quajtur “ActionMoji” përcaktohet sipas vendodhjes dhe vendit ku gjendeni.

Por përveç të mësuarit të vendodhjes së miqve tuaj, Snap Map hap dyert drejt një mënyre alternative të zbulimit të përmbajtjeve që ju interesojnë.

Snap Map do të konkurrojë me veçorinë e re të Facebook Messenger, Live Location. Duke qenë se vendodhja juaj në Snap Map përditësohet vetëm kur hapni aplikacionin, privatësia dhe jetëgjatësia e baterisë janë dy avanatazhe për të mos u nënvlerësuar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>