Biznes

Snap në bursë, vlerësohet me 24 miliard dollar

Mar 2 2017
0 Shpërndarje
Snap gjeneroi 3.4 miliard dollar të ardhura gjatë daljes në bursë mëngjesin e së Enjten duke tejkaluar pritshmëritë e investitorëve. Snap në bursë, vlerësohet me 24 miliard dollar Photo Source: Reuters

Me një çmim prej 17 dollarësh për aksion, vlera e kompanisë në bursën e New York-ut ishte 24 miliard dollar ditën e sotme, dyfishin e rivalit Twitter.

Kjo shënon daljen më të madhe në bursë që nga 2012-ta. 200 milion aksionet e kompanisë u vlerësuan mbi pritshmëritë prej 14 deri në 16 dollar.

Shitja e 3.4 miliard dollarëve aksione ishte testi i parë të Snapchat dhe popullaritetin që gëzon në mesin e të rinjve të moshave 2 vjeç.

Edhe pse Snap doli në bursë në një fazë më të hershme sesa rivalët e Twitter dhe Facebook, vlera e kompanisë është 60 herë më e lartë sesa vlera e të ardhurave duke lënë pas edhe rrjetin social më popullor në planet.

Snap u shfaq në bursën e New York-ut me simbolin SNAP. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>