Lajmet

Snapcat i ndihmon macet tuaja të bëjnë fotografi

Jun 16 2013
0 Shpërndarje
Snapcat i ndihmon macet tuaja të bëjnë fotografi

snapshotEkzistojnë shumë aplikacione që gjenden në treg që lidhen me macet: kemi aplikacionet për efekte mbi fotot me mbivendosje macesh, apo aplikacione me lojëra me mace apo rreth tyre, etj, etj.

Tani vjen një aplikacion i ri që do ti bëj vet-fotografi maceve, i quajtur Snapcat. SnapCat është një aplikacion fotografish i quajtur “për mace, nga mace”.

Madje është aplikacioni i parë social për ndarjen e fotove të maceve. Snapcat shfaq një njollë të madhe të kuqe në një sfond të zi.

Kur macja e prek direkt do të fotografohet imazhi dhe të hidhet direkt në Facebook ose Twitter.

Ju gjithashtu mund të vendosni filtra për imazhet apo efekte, apo shtesa nga Aviary duke i mbushur fotot e maceve me imazhe të ndryshme si minj, lule apo efekte të tjera.

Aplikacioni është vetëm i mundshëm për Android, akoma nuk ka ardhur për iOS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>