Biznes

Snapchat blen një kompani softuerike për të përmirësuar shërbimin e ri të video bisedave

May 3 2014
0 Shpërndarje
Snapchat blen një kompani softuerike për të përmirësuar shërbimin e ri të video bisedave

snapchat-video-chat.0_standard_640.0Për të ndihmuar dhe fuqizuarshërbimin e vet të ri për video biseda përgjatë platformave, Snapchat ka blerë kompaninë softuerike AddLive, tregojnë burimet për portalin The Verge. Snapchat ka konfirmuar marrëveshjen për The Verge, duke thënë: “Ne jemi të gëzuar që ta mirëpresim skuadrën AddLive në familjen Snapchat.

Ne nuk kemi më tepër komente në këtë kohë.” Marrëveshja u trajtua përgjatë disa muajve të kaluar, thonë burimet, pasi Snapchat doli në “gjueti” për kompanitë me përvojë për të trajtuar video platformën që e ka paraparë.

Video bisedat e reja në Snapchat u mundësojnë përdoruesve që të nisni video biseda brenda sekondave me shumë harduerë të ndryshëm të smartfonëve, që nuk është gjë e pakët. AddLive kishte përvojë më parë në këtë fushë, duke ofruar shërbime për zë dhe audio për biznese si Citrix dhe kompani të tjera.

“AddLive iu mundëson kompanive që të vendosin komunikime në kohë reale me kohë minimale në zhvillim,” deklaron uebfaqja e kompanisë. Disa nga veçoritë e tjera të cilat i ofron AddLive janë shpërndarja e ekranit, konferenca shumë-pjesëshe dhe mbështetja për video bisedat e bazuara në shfletues përgjatë WebRTC.

Kompania është duke u konsideruar si një udhëheqëse në video hapësirën e bazuar në shfletues, pasi ka fituar çmimin “Mjeti më i mirë WebRTC” në vitin 2013, që ndahet nga Konferenca dhe Ekspozita WebRTC. Çmimi i saktë i blerjes ende nuk është bërë i ditur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>