Biznes

Snapchat blen startupin Izraelit të realitetit të shtuar, Cimagine

Dec 26 2016
0 Shpërndarje
Snapchat blen startupin Izraelit të realitetit të shtuar, Cimagine

A portrait of the Snapchat logo in VenturaAplikacioni i komunikimit Snapchat është në trativa për të blerë startupin e realitetit të shtuar në Izrael, Cimagine Media, një marrëveshje e cila pritet të arrijë në 40 milion dollar.

Cimagine shquhet për zhvillimin e një teknologjie e cila mundëson virtualisht blerjen dhe mobilimin e shtëpisë me mobilje dhe elektroshtëpiake e përmasave dhe llojit të duhur.

Cimagine do të shndërrohet në qendrën e zhvillimit dhe hulumtimit në Izrael për Snapchat ku pritet zgjerim i aktivitetit përtej 20 punonjësve.

Por ekipi i përbërë nga punonjës tejet të kualifikuar është edhe arsyeja e vërtetë e kësaj blerje më tepër sesa teknologjia.

Themeluar në 2012-tën, kompania nuk ka komentuar mbi ngjarjen. Snapchat pritet të dalë në bursë në Mars të vitit të ardhshëm me një vlerë prej 25 milion dollarësh. (PCWorld Albanian)

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>