Lajmet

Snapchat do të nis fushatën e parë me reklama gjatë kësaj fundjave

Oct 18 2014
0 Shpërndarje
Snapchat do të nis fushatën e parë me reklama gjatë kësaj fundjave

snapchat_android_2-520x245Snapchat ka lajmëruar që do të shfaqë reklamat e veta të para në aplikacionin me mesazhet të cilat zhduken duke filluar nga kjo fundjavë.

Kompania u zotua që nuk do të vendos reklama afër komunikimeve personale, por do të rezervojë përmbajtje promocionale për seksionin e vet “Përditësimet e Fundit”.

Reklama do të zhduket pasi të shikohet ose brenda 24 orëve. Snapchat po ashtu i është shmangur shënjestrimit të dedikuar me reklama, një trend industrial ky që duke përdorur të dhënat personale të përdoruesve paraqiten reklamat e përshtatshme për ta për t’i bërë ato sa më tërheqëse.

Pas shpjegimit që është duke shitur reklama sepse ka nevojë të fitojë para, Snapchat premtoi që të përdor të ardhurat “për të vazhduar me befasimin e komunitetin të Snapchat-it me më tepër produkte madhore”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>