Lajmet

Snapchat fajëson aplikacionet e palës së tretë për zbulimin e fotove nudo

Oct 11 2014
0 Shpërndarje
Snapchat fajëson aplikacionet e palës së tretë për zbulimin e fotove nudo

Ka pasur zhurmë në lidhje me zbulimin e asaj që duket të jenë mijëra fotografi nudo nga përdoruesit e Snapchat-it në 4chan. Zbulimet duket që kanë filluar mbrëmjen e të enjtes në një ngjarje që është quajtur “The Snappening” si referencë për zbulimin madhor të fotografive të personaliteteve të famshme më herët gjatë këtij viti.

snapchat_android_3-786x305

Sidoqoftë, kompania Snapchat është e vendosur që nuk kishte të bënte asgjë me zbulimin. Ja se çfarë deklarate ka dërguar kjo kompani për The Next Web: “Ne mund të konfirmojmë që serverët e Snapchat-it asnjëherë nuk ishin thyer dhe nuk ishin burim i këtyre zbulimeve. Snapchatter-ët janë viktimizuar duke përdorur aplikacione të palës së tretë për të dërguar dhe pranuar Snap, një praktikë kjo të cilën ne e ndalojmë në mënyrë të qartë në Kushtet tona të Përdorimit, pikërisht për shkak se ato mund ta rrezikojnë sigurinë e përdoruesve tanë. Ne në mënyrë të kujdesshme monitorojmë App Store dhe Google Play për aplikacione të jashtëligjshme të palës së tretë dhe kemi pasur sukses në largimin e shumë prej tyre.

 Zbulimi siç duket ishte shkaktuar nga përdoruesit duke përdorur klientë të palës së tretë për të dërguar snap-ët e tyre, duke përfshirë disa që ishin synuar t’ua mundësojnë përdoruesve që të ruajnë fotografitë e tyre pa ua bërë me dije përdoruesve; një aplikacion i quajtur SnapSave (që nuk është në dispozicion përgjatë dyqaneve zyrtare të aplikacioneve) dhe një uebfaqe e quajtur snapsaved.com (që më nuk punon) të dyja janë përmendur në raporte të ndryshme. Ai shërben si një tjetër rikujtues që beteja për privatësinë online ka një rrugë të gjatë për të ndjekur, në veçanti kur përdoren aplikacionet e palës së tretë. (PCWorld Albanian)

 

 

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>