Lajmet

Snapchat lançon geo-filtrat në Evropë

Sep 6 2017
0 Shpërndarje
Geo-filtrat kushtojnë 6.99 Euro dhe mund të mbulojnë një hapësirë prej 1,800 metër katror deri në 450,000 metër katror. Snapchat lançon geo-filtrat në Evropë

Duke filluar nga dita e sotme përdoruesit e Snapchat në disa vende Evropiane mund të krijojnë geo-filtrat e tyre – filtra të bazuar në vendodhje – direkt nga telefoni i tyre falë Snapchat Creative Studio.

Ky opsion do të ofrohet fillimisht në Britani, Francë, Hollandë, Danimarkë, Suedi, Norvegji dhe Finlandë.

Mjeti i ri i Snapchat debutoi në ShBA gjatë muajit Qershor. Geo-filtrat nuk janë diçka e re. Snapchat i solli ato në Shkurt të vitit të kaluar por mund ti krijonit vetëm përmes një kompjuteri.

Për të krijuar filtrat nga telefoni hapni Snapchat, klikoni Bitmoji dhe më pas procedoni me konfigurimin. Më pas klikoni “On-demand Geofilters” dhe filloni punën. Sapo të keni përfunduar pagesën mund ta kryeni nga aplikacioni.

Geo-filtrat kushtojnë 6.99 Euro dhe mund të mbulojnë një hapësirë prej 1,800 metër katror deri në 450,000 metër katror.

Snapchat shpreson se njerëzit do ti përdorin për evenimente speciale si festa, mbrëmje diplomimi, fejesa dhe martesa. /PCWorld Albanian

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>