Analiza

Snapchat në bursë, 161 milion përdorues aktivë në ditë me moshë mesatare 18-34 vjeç

Feb 3 2017
0 Shpërndarje
Snap Inc, kompania pas aplikacioni të komunikimit Snapchat, publikoi ditën e sotme disa detaje mjaft interesante të përdorimit të shërbimit. Snapchat në bursë, 161 milion përdorues aktivë në ditë me moshë mesatare 18-34 vjeç

Snapchat kishte 161 milion përdorues aktivë në ditë muajin e kaluar shkruante raporti i dërguar tek autoritetet Amerikane ndërsa kompania përgatitet të dalë në bursë.

Baza më e madhe e përdoruesve ditorë vjen nga SHBA-të me 69 milion. Në Europë Rusia dhe Turqia kishin së bashku 53 milion.

Globalisht numri i përdoruesve të kompanisë ka stazhinuar pothuajse muajt fundit.

Ritmi i rritje më 31 Mars kishte qenë 415% ndërsa në 2015 dhe 2016 është reduktuar në 46 dhe 66% respektivisht. Gjithashtu Snapchat zbuloi informacion rreth përdoruesve të saj si:

  • Shumica e përdoruesve janë të moshës 18-34 vjeç
  • Përdoruesit të cilët ishin 25+ vjeç përdorin Snapchat 12 herë në ditë ndërsa ata nën moshën 25 vjeç plot 20 herë në ditë.
  • Numri më i lartë i përdoruesve vjen nga iOS dhe jo Android.
  • 60% e përdoruesve qasen në aplikacion çdo ditë
  • 25% e tyre publikojnë çdo ditë
  • 60% e reklamave shikohen nga të gjithë përdoruesit

Ky është informacioni i parë zyrtar që vjen nga Snapchat që nga Vera e vitit të kaluar kur Bloomberg spekuloi. Në Dhjetor 2015 Snapchat kishte 110 milion përdorues ditore ndërsa në Dhjetor 2014 vetëm 74 milion. (PCWorld Albanian)

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>