Lajmet

Snapchat nënshkruan marrëveshje për mbulimin e garave të Formula 1

Jul 13 2017
0 Shpërndarje
Blerja e Formulës 1 nga Amerikanët e Liberty Media duket se ka ndryshuar shumë gjëra në vizionin e kampionatit më të ndjekur në botë të garave me makina. Snapchat nënshkruan marrëveshje për mbulimin e garave të Formula 1

Formula lajmëroi bashkëpunimin më të ri me Snap Inc, kompaninë pas aplikacionit të njohur Snapchat.

Marrëveshja do të sigurojë mbulim të garave të Formula 1 në platformën editoriale të Snapchat, Discover, dhe hyn në fuqi nga çmimi i madh i Silverstone në Britani këtë fundjavë.

Ekzekutivët e Formula dhe Snapchat thanë se transmetimi i përmbajtjeve do të bëhet përmes seksionit Our Stories.

Pas Silverstone, marrëveshja përfshin edhe garat e Singaporit, Japonisë, SHBA-ve, Brazilit dhe Abu Dhabit.

Blerja e Formulës 1 nga Amerikanët e Liberty Media duket se ka ndryshuar shumë gjëra në vizionin e kampionatit më të ndjekur në botë të garave me makina.

“Ky është vetëm hapi ynë i parë drejt zgjerimit të strategjisë sonë të medias sociale,” tha ekzekutivi i F1 Frank Arthofer. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>