Lajmet

Snapchat prezanton aplikacionin SnapKidz për fëmijët nën moshën 13 vjeç

Jun 26 2013
0 Shpërndarje
Snapchat prezanton aplikacionin SnapKidz për fëmijët nën moshën 13 vjeç

aplikacion per femiSnapchat, aplikacioni që ju dërgon mesazhe automatikisht të fshirjes, ka treguar se është një aplikacion i famshëm për të rinjtë dhe për adoleshentët.

Por tani është vendosur se ky aplikacion nuk mund të përdoret për ata nën moshën 13 vjeç.

Snapchat vendosi të ndryshoj politikat e tij duke prezantuar një përmirësim që i lejon përdoruesit e rinj nën moshë të regjistrohen për një version më të ri të aplikacionit të quajtur, SnapKidz.

“SnapKidz është një version më i ri i Snapchat që përfshin një ndërfaqe për marrjen e imazheve, vizatimin dhe ruajtjen e tyre në pajisjet lokale, por nuk suporton dërgimin apo marrjen e imazheve apo shtimin e miqve”, shkroi kompania në një postim në blog.

Në esencë, SnapKidz është një aplikacion për vizatimin dhe kapjen e imazheve për miqtë, pa mundësinë për dërgimin apo marrjen e tyre. Opsioni për fëmijët mundësohet fal një përmirësimi të aplikacionit iOS, dhe do të jetë i disponueshëm për Android në të ardhmen. Kjo vjen si pasojë për të mbledhë sa më shumë fonde.

Gjithsesi ekziston mundësia për të përgënjeshtruar moshën e përdoruesit për të përfituar për funksionet e plota të programit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>