Biznes

Snapchat raporton rritje të ardhurash dhe numrit të përdoruesve

Feb 7 2018
0 Shpërndarje
Instagram me më shumë se dyfishin e përdoruesve ditorë të Snapchat, mbështetet nga Facebook vazhdimisht ka kërcënuar pionerin e historive duke kopjuar veçoritë e tij. Snapchat raporton rritje të ardhurash dhe numrit të përdoruesve

Snapchat raportoi një rritje të të ardhurave dhe numrit të përdoruesve në tre mujorin e fundit duke rritur shpresat e investitorëve se rrjeti social mund ti mbijetojë konkurrencës me Instagram.

Aksionet e Snapchat u rritën me 20% menjëherë pas lajmit.

Numri i përdorues aktivë ditorë u rrit në 187 milion në tre mujorin e fundit të 2017-ës nga 178 milion që ishte tre mujorin paraardhës duke thyer pritshmëritë e analistëve për 184.2 milion përdorues.

Krahasuar me një vit më parë numri i përdoruesve është rritur me 18%.

Të ardhurat u rritën me 72% në 285.7 milion dollarë duke thyer pritshmëritë prej 253.2 milion dollarë.

Instagram me më shumë se dyfishin e përdoruesve ditorë të Snapchat, mbështetet nga Facebook vazhdimisht ka kërcënuar pionerin e historive duke kopjuar veçoritë e tij.

Besimi se dy rrjetet social mund të bashkëekzistojnë u shua vitin e kaluar pasi baza e përdoruesve të Snapchat ngeli në vend.

Që nga debutimi në bursë vitin e kaluar ku aksionet e Snapchat këmbeheshin me 29 dollarë, sot aksionet janë në 17 dollarë.

Gjithashtu Snap bëri të ditur se gjatë këtij tre mujori kishte pasur 350 milion dollarë humbje nga 170 milion një vit më parë. /PCWorld Albanian

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>