Lajmet

Snapchat sulmon Facebook me mjete të reja reklamimi për bizneset e vogla

Jun 13 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa Snap do të kujdeset për cilësinë e reklamave çmimi i tyre përcaktohet me ankand dhe jo nga kompania. Snapchat sulmon Facebook me mjete të reja reklamimi për bizneset e vogla

Snapchat prezantoi një seri produktesh të reja të cilat e bëjnë platformën edhe më joshëse për reklamuesit.

Me mjetin e ri të quajtur Ad Manager, kompania e medias social ofron për konsumatorët fillimisht në SHBA blerjen e reklamave me çmime që fillojnë nga pak dollar duke e bërë shërbimin lehtësisht të aksesueshëm për bizneset e vogla.

Ndërsa Snap do të kujdeset për cilësinë e reklamave çmimi i tyre përcaktohet me ankand dhe jo nga kompania.

Mbi 25 partnerë të rinj do të ndihmojnë bizneset të dizajnojnë dhe matin fushatat e tyre të reklamimit. Në Korrik Snap gjithashtu do të publikoi një mjet të ri në shfletuesit tanë ku bizneset mund të importojnë me lehtësi logot dhe pjesë nga videot për reklamat në Snapchat.

Ad Manager

Ad Manage u prezantua muajin e kaluar ndërsa ditën e sotme është i disponueshëm zyrtarisht. Klientët mund të blejnë, menaxhojnë, optimizojnë dhe shikojnë analizat e fushatave të tyre, të shpenzojnë aq sa duan, të blejnë reklama përmes ankandeve që vendosen nga tregut, të menaxhojnë asetet kreative, të përdorin të gjitha formatet e reklamave dhe shënjestrimit të Snapchat.

Reklamat do të rishikohen nga Snap përpara se të publikohen. Reklamuesit mund të përdorin edhe Mobile dashboard për të gjurmuar performancën e reklamave në lëvizje si dhe Business Manager për të kryer pagesa dhe caktuar anëtarë.

Snap Publisher

Në vend që të përdorin softuer të kushtueshëm për krijimin e fushatave reklamues, në Korrik Snap do të ofrojë për reklamuesi Publisher Tool.

Kjo mjet i cili do të përdoret nga shfletuesi importon asetet e brendit, kthen videot në formate horizonte dhe vertikale, ofron shembuj nga Snapchat të reklamave, shton lëvizje në fotot statike etj.

Ky mjet do të reduktojë ndjeshëm irritimin e reklamuesve të cilët duan të konvertojnë asetet e tyre si reklamat televizive apo në Youtube në reklama të Snap.

Snap Certified Partners

Përmes API-së së reklamave të Snapchat, kompanitë teknologjike të reklamave mund të blejnë mjete të reja për përmirësimin e reklamave të Snapchat.

Por me programin e ri të Partnerëve të Certifikuar, Snapchat do të favorizojë disa prej partnerëve ku ua referon klientëve.

Disa prej partnerëve të certifikuar janë SocialCode, Adaptly, Unified dhe Hyfn. 25 partnerë të rinj do të bashkohen këtij programi si Resolution Media, Booyah Advertising dhe PMG WorldWide.

Snap i ngelet ende shumë rrugë për të bërë nëse do të konkurrojë me Facebook dhe Google. Por nëse arrin të përballet me sukses me Instagram, shumë brende do të jenë të gatshme të eksperimentojnë në Snapchat. /PCWorld Albanian

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>