Lajmet

Snapdragon 835 me inteligjencën artificiale të TensorFlow, përshpejtohen aplikacionet Android

Jan 13 2017
0 Shpërndarje
Qualcomm zbuloi detaje të reja të Snapdragon 835 gjatë aktivitetit CES 2017. Megjithatë nuk ka përfunduar akoma me të reja e procesorit më të fundit të kompanisë. Snapdragon 835 me inteligjencën artificiale të TensorFlow, përshpejtohen aplikacionet Android

Këtë javë, Qualcomm tha se do të mbështetë strukturën e inteligjencës artificiale të Google TensorFlow duke rritur ndjeshëm performancën e aplikacioneve. Google aktualisht ka implementuar TensorFlow në disa prej aplikacioneve android si Google Photos dhe Google cloud Speech.

Qualcomm thotë se kjo teknologji është dizenjuar për të funksionuar brenda procesorëve dhe Snapdragon 835 e zotëron këtë potencial falë bërthamave Kryo 280, Adreno 540 dhe Hexagon 682 DSP.

Konkretisht në aplikacionet që përdorin TensorFlow, Snapdragon 835 nuk do të përdorë procesorin për detyrat. Google bëri një test të njohjes së objekteve kur vendosen përpara kamerës.

Aplikacioni i cili përdorte Tensorflow me Hexagon DSP arriti të njihte objektet shumë të shpejt sesa i njëjti aplikacioni i cili vinte në përdorim procesorin.

TensorFlow është një softuer me kod të hapur dhe mund të implementohet nga çdo krijues aplikacionesh Android. Ndërkaq Qualcomm Snapdragon 835 mbërrin në telefonët e parë brenda tre mujorit të parë të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>