Lajmet

SnipDock për Windows, mjet praktik për fotografimin e ekranit

Mar 18 2014
0 Shpërndarje
SnipDock për Windows, mjet praktik për fotografimin e ekranit

adidiobk9dlze4bgnqdwAktualisht ekzistojnë shumë programe për Windows që mundësojnë fotografimin e ekranit, por SnipDock është i veçantë. Nëpërmjet tij mund të fotografohet çdo pjesë e ekranit dhe më pas pozicionohet menjëherë në anë të tij në mënyrë që përdoruesi t’i referohet shpejt sapo t’i nevojitet.

Përdoruesit mund t’i duhet për kopjimin e një paragrafi ose thjesht për të përzgjedhur midis dy imazheve. Cilado qoftë arsyeja, me SnipDock përdoruesi do mund t’i referohet dritares që i duhet pa qenë e nevojshme të përdorë komandën Alt+Tab.

SnipDock është tepër i thjeshtë. Mjafton vetëm të klikoni butonin “Snip Screen” dhe më pas të përzgjidhni atë pjesë të ekranit që doni të fotografoni. Fotografia shfaqet automatikisht në krye të ekranit, por kjo gjë mund të ndryshohet nga përdoruesi, i cili mund të përzgjedhë shfaqjen e saj në të majtë ose në të djathtë. Imazhet mund të zmadhohen sipas dëshirës dhe ruajtja e tyre bëhet automatikisht në skedarin “Pictures” të kompjuterit. (PCWorld Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>