Lajmet

SNIPP3T, aplikacioni që ju lejon të ndiqni idhujt tuaj

Aug 12 2014
0 Shpërndarje
SNIPP3T, aplikacioni që ju lejon të ndiqni idhujt tuaj

gsmarena_001Microsoft ka lëshuar në treg një aplikacion të ri për iPhone, i cili quhet SNIPP3T. Ky aplikacion lejon përdoruesit e tıj të informohen mbi çdo ndodhi që ka të bëjë me njerëzit e famshëm që ata kanë si idhuj kryesorë. Aplikacioni ju lejon të ndiqni një person të famshëm duke klikuar në profilet e tyre.

Në këtë moment ju merrni informacion të detajuar mbi ta dhe do të lexoni të gjitha lajmet më të fundit që kanë të bëjnë me jetën e tyre. SNIPP3T ju lejon të ndiqni dhe të keni dijeni për çdo aktivitet të një personi të famshëm edhe pse këta persona nuk mund ta kenë fare idenë se kush jeni ju.

SNIPP3T është i gatshëm vetëm për telefonin inteligjent iPhone. Microsoft ka deklaruar se ky aplikacion është vetëm për iPhone dhe se nuk ka ndonjë aplikacion analog për Android ose Windows Phone. (PCWorld Albanıan)

Lajmet e fundit>