Lajmet

Snoop Dogg ju tregon rrugën

Dec 3 2009
0 Shpërndarje
Snoop Dogg ju tregon rrugën

Zëri udhëzues i këtyre pajisjeve, ashtu si dhe shumë zëra të tjerë, është mjaft i thatë e pa jetë dhe drejtimet zanore mund të bëhen lehtësisht të mërzitshme, prandaj shpesh do të donit që të kishit zëra të tjerë. Akoma më mirë nëse këto zëra janë ato të personaliteteve apo njerëzve të famshëm dhe kjo është ideja bazë e VoiceSkins për pajisje GPS TomTom.

Personaliteti i fundit i zërave të famshëm dhe i pari mega-star  për TomTom është asgjë më pak, por Snoop Dogg, i cili me stilin e tij hip-hop udhëzon drejtuesit me fraza si : “Take tha third left, and while you’re at it, put in some of that Snoop Dogg!” apo “Turn around when possible and keep it ‘G’, ya d-i-g?”.

Natyrisht që fans-at e tij do ta adhurojnë këtë ‘aksesor’ për makinën e tyre i cili mund të blihet për $12.95 në voiceskins.com

Lajmet e fundit>